Hana është vetëm 2-muajshe, por për nënën e saj nuk është shpejt për të dalluar se kujt i ngjan vogëlushja.
Prej dhjetorit të 2018-s fansat kanë qenë të dyzuar nëse, vajza i ngjante më shumë Mozzik-ut apo Loredanës.
Por tani nëna e saj ka një përgjigje, pasi thotë se është kopje e saj.
“Unë e vogël”, shkruan në mbishkrimin e një fotoje në Insta Story, Loredana.
Me siguri reperja e krahason pamjen e vajzës me ato të sajat nga fotot e vegjëlisë.