“DUA BINJAKË”/ Florjan Binaj tregon planet për tu bërë baba sërish – AlpeGossip
“DUA BINJAKË”/ Florjan Binaj tregon planet për tu bërë baba sërish

“DUA BINJAKË”/ Florjan Binaj tregon planet për tu bërë baba sërish

Të ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” ishte aktori shumë i dashur për publikun, Florjan Binaj dhe bashkëshortja e tij Sadina. Çifti ka treguar historinë e tyre të dashurisë dhe gjithashtu planet për tu bërë prindër sërish.

Sadina u shpreh se planet janë të largëta, ndërsa Florjani shprehu dëshirën për tu bërë me binjakë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ka qenë një periudhë beqarie në Lice dhe doja diçka ndryshe nga lidhjet që kisha patur. Kur pashë Sadinën për herë të parë pata një ndalim dhe thashë kjo është. Përmbushte gjithçka që unë kisha në mendje për femrën që doja të kisha në krah.

Momenti i propozimit ka ndodhur në kinema, ka qenë data 7 Prill 2004. Tashmë kemi dy fëmijë, të cilët na e mbushin shtëpinë plot lumturi. Unë përpiqem të qëndroj sa më pranë tyre. Gjëja e parë që kam thënë për gocën, pasi u bë 3-4 muajshe ishte: “Ku ke qenë më parë”.

Janë edhe gjërat e kundërta edhe ato të përbashkëta që na bëjnë ta duam njëri-tjetrin. Unë jam tip shumë implusiv dhe reagoj shumë shpejt, ndërsa Sadina është e përmbajtur. Nga ana tjetër, Sadina është nënë shumë e mirë me fëmijët, më ka ndihmuar shumë mua”, u shpreh aktori.

“Mbaj mend një moment që nuk do ta harroj. Kam qenë tek pjesa e përparme e Liceut dhe pashë Florin që po kalonte me një telajo të madhe. Mbeta për një moment dhe ndjeva shoqet që po më thërrisnin.

Ai kishte tiparet e një mashkulli që do të doja të kisha në krah, ishte ai që kisha imagjinuar dhe kur e pashë, ngela… Kjo ka ndodhur në 2004-n, unë kam qenë në vit të parë dhe Flori në vit të katërt. Flori ende nuk ishte shfaqur në ekran.

Në 2005 prezantuam familjet me njëra-tjetrën dhe në 2009 jemi fejuar, po me datë 7 Prill. Pasi erdhi në jetë vajza bëmë edhe martesën civile, sepse nuk kemi bërë dasmë.  Fëmijët tanë e kanë ndryshuar shumë marrëdhënien tonë, por për mirë. Fëmijët na kanë bashkuar edhe më shumë. Sinqeriteti dhe besimi janë dy hallka që e kanë bërë rezistente lidhjen tonë”, tregoi Sadina.