PAS NDARJES NGA MILIARDERI IRANIAN/ Rrëfehet Morena Taraku: Ruhem e vëzhgohem… (FOTO) – AlpeGossip
PAS NDARJES NGA MILIARDERI IRANIAN/ Rrëfehet Morena Taraku: Ruhem e vëzhgohem… (FOTO)

PAS NDARJES NGA MILIARDERI IRANIAN/ Rrëfehet Morena Taraku: Ruhem e vëzhgohem… (FOTO)

Morena Taraku është pa dyshim një prej femrave më të bukura në Kosovë e cila nuk ka se si t’ i shpëtojë vëmendjes së mediave rozë.

E megjithatë duket se fama vjen me disavantazhet e veta të cilat kanë ndikuar jo pak në jetën e modeles.

Së fundmi në një intervistë për ‘Revista Class’ Morena ka folur për projektet e saja dhe mbi jetën private duke qënë shumë e rezervuar për këtë të fundit.

E pyetur nga gazetarja se si është përditshmëria e saj, këngëtarja është shprehur se nuk ndryshon nga ajo e njërëzvë të zakonshëm por është shumë e vëmëndshme sepse është gjithmonë afër paragjykimeve.

‘Nëse them se është ndryshe nga një ditë normale e njerëzve, gënjej. Ajo çfarë neve na takon është të jemi shumë të vemendshëm, sepse jemi gjithmone afër paragjykimeve, thashethemeve dhe para syve të njerëzve. Nuk do thotë që ne bëjmë me shumë gabime se njerëzit e tjerë, por gabimet tona shihen dhe përfliten. Kështu që s’do cekja asgjë më shumë, njësoj si të gjithë jetojmë, ushqehemi, punojmë…’është shprehur Morena.