Ka kaluar rreth 1 vit e gjysmë që kur Olsi Bylyku zyrtarizoi lidhjen e tij me Egli Takon, por kaq mjaftoi që ata të depërtonin në zemrat e publikut.
Si një çift shumë simpatik, lajmet rreth tyre përbëjnë gjithnjë interes, nisur edhe nga fakti që janë treguar paksa hermetik me lidhjen e tyre.
Olsi tregoi disa javë më parë teksa ishte i ftuar në “Ftesë në 5” se kanë vendosur që Egli mos të shfaqet në asnjë intervistë për mediat, sepse nuk duan që të njihet “si e dashura e Olsit”. Siç tregoi aktori i mirënjohur, partnerja e tij ka vlera e talent të madh, e pikërisht prej tij meriton të njihet nga publiku shqiptar. (KLIKO)
Mirëpo, rrjetet sociale bëjnë të vetën dhe Egli numëron disa dhjetëra mijëra ndjekës në Instagram dhe gëzon shumë simpati në sytë e tyre.
Dashur-padashur, ditët e sotme rrjetet sociale janë tregues i shumë gjërave, siç janë për shembull marrëdhëniet vjehrrë-nuse. Si duket Egli ia ka rrëmbyer zemrën vjehrrës së saj dhe tashmë mund t’i thyejmë sërish stereotipet e krijuara rreth kësaj marrëdhënieje.
Egli ka publikuar mbrëmjen e sotme një video në Instastory nga dhoma e saj e gjumit, ku krah dritave shihet një jastëk me foton e saj dhe të Olsit.
Dhe po! Ju ka shkuar mirë mendja sepse këtë dhuratë kaq të ëmbël ajo e ka marrë nga mamaja e Olsit.
“Kjo është kaq e bukur!”- ka shkruar Egli krah videos duke bërë tag edhe vjehrrën e saj!
Kliko linkun për videon
Nuk e dimë nëse kjo është një dhuratë e hershme e Krishtlindjeve, apo thjesht një dhuratë për nusen, por në të dyja rastet është kaq e bukur…