S’paska pasur faj Luana. Edhe të famshmet fare bëjnë si ajo (FOTO) – AlpeGossip
S’paska pasur faj Luana. Edhe të famshmet fare bëjnë si ajo (FOTO)

S’paska pasur faj Luana. Edhe të famshmet fare bëjnë si ajo (FOTO)

Kot e kemi qesëndisur Luanën kur një ditë po e një ditë jo hidhte nga një foto me tufa gjigante lulesh nga adhuruesit. Pas saj filluan ta bëjnë të gjitha. Lule mbi krevate e mbi parkete. Lule te recepsioni e te porta e shtëpisë. Tufa e luleve të freskëta u kthye në modë e madje sikur po na përkthehej paksa me status: kush merr më shumë lule ajo është më e famshmja. Por nuk paska qenë hiç modë kalimtare shqiptare. Është shumë më shumë se aq. Nuk ka gjë që i përkëdhel sedrën një vajze më shumë se ato lule.

(Luana, foto nga Instagrami dhe Google)

(Luana, foto nga Instagrami dhe Google)

(Luana, foto nga Instagrami dhe Google)

(Luana, foto nga Instagrami dhe Google)

Shihni sot profilin e Jennifer Lopez dhe Michelle Hunziker. Njëra, divë 24 karatëshe me siguri mbulohet me dhurata të çmuara, me diamante e aksesorë milionësh, ama në instagram hedh tufën e tij me trëndafila, orkide, luleborë e zambakë e sidomos atë pusullën ku shkruhen qartë fjalë të ëmbla dashurie. Po ç’i do diamantet para saj?

13 🌺⚾️❤️

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Kurse prezantuesja gjysmë italiane e gjysmë zviceriane Michelle Hunziker nuk ka marrë një tufë. Sot është mbuluar me një re trëndafilash të kuq, që partneri i saj ia ka sjellë mu në mes të shtëpisë dhe pastaj janë futur të dy duke u puthur në mes të luleve. Punë romantikesh të sheqerosura? Jo. Punë vajzash, që para një tufe me lule thjesht dorëzohen. Shenjë më të qartë për burrat nuk mund të kishte. A e dinë vallë se ç’mund të bëjnë me ca tufa lulesh të freskëta?