ÇFARË I BËRI BENIADA? Donaldi i vendosur: Do ta zhvesh lakuriq, as nuk më intereson – AlpeGossip
ÇFARË I BËRI BENIADA? Donaldi i vendosur: Do ta zhvesh lakuriq, as nuk më intereson

ÇFARË I BËRI BENIADA? Donaldi i vendosur: Do ta zhvesh lakuriq, as nuk më intereson

Mbrëmjen e djeshme ka nisur një “luftë” mes Beniada Nishanit dhe Donald Veshajt. Dy banorët janë argëtuar pafund me njëri-tjetrin dhe nuk kanë munguar të qeshurat.

Gjatë një loje të dhënë nga “Vëllai i Madh”, Einxhel e dënoi Donaldin që për disa orë të thoshte “po” për çdo gjë që i thonin banorët e tjerë.

E këta të fundit nisën me kërkesa të ndryshme. Në një moment Beniada i thotë që t’i dërgojë një gotë ujë dhe aktori i humorit i tha “po” pasi nuk mund të kundërshtonte.

Teksa i dërgoi porosinë, aktori i humorit e ka lagur me ujë modelen, ndërsa kjo e fundit është “hakmarrë” duke i thyer një vezë mbi kokë.

Beniada ka shpërthyer në të qeshura, ndërsa Donaldi i është kthyer: “E di ça do të bëj unë ty? Do të të zhvesh lakuriq ty, as nuk më intereson fare!”

“Unë do ta zhvesh lakuriq atë”, ka vazhduar aktori, teksa të tjerët nisën duke qeshur.