“ATË DITË MA HËMGRI MACJA GJUHËN”/ Pas “kritikave” për takimin e nxehtë me Saimirin, reagon Arjana: Nuk kishte… – AlpeGossip
“ATË DITË MA HËMGRI MACJA GJUHËN”/ Pas “kritikave” për takimin e nxehtë me Saimirin, reagon Arjana: Nuk kishte…

“ATË DITË MA HËMGRI MACJA GJUHËN”/ Pas “kritikave” për takimin e nxehtë me Saimirin, reagon Arjana: Nuk kishte…

Javë e kaluar Saimiri kishte rezervuar një takim të gjatë privat me Arjanën në ambientet e një palestre, ku siç dihet nuk është vend i përshtatshëm për biseda e sigurisht as ata nuk kanë folur shumë.

Dyshja ka kaluar disa momente romantike në pishinë dhe në dush, duke shkëmbyer puthje. Këto skena ndezën rrjetin teksa nuk munguan edhe kritikat pasi shihej si një skenë e tepruar.

Mirëpo, kjo gjë nuk u prit mirë nga shoqja e saj, Suela, e cila u shpreh se dyshja komunikuan shumë pak, ndërkohë që në takim mbizotëronin prekjet.

“Të tre takimet ishin të bukura. Takimi me Generdën më pëlqeu. Takimi me Arjanën më shumë takim intim, shumë pak folën dhe kishte më shumë prekje e përqafime. Më shumë më ka pëlqyer takimi me Valentinën”, tha ajo në një intervistë për programin “Daily Love Story”, pas spektaklit.

Megjithatë nuk uk ka munguar as komenti i Arianës, e cila u shpreh se nuk e priste reagimin e Suelës.

“Zakonisht flas shumë por atë ditë sikur ma hëngri macja gjuhën. Duke qenë se unë po bëj dy muaj këtu dhe shihem shpesh me Saimirin, kemi kontakte edhe kur jemi në xhirime. Siç e tha edhe Suela, ne jemi mikesha, shoqe. Nuk është se jemi shoqe të ngushta apo motra. Në fakt nuk e prita reagimin e Suelës. Suela ka dalë me Saimirin dy herë dhe nuk kam reaguar keq. Ajo nuk reagoi keq, po edhe mirë nuk i erdhi sepse e pashë në shprehjen e fytyrës”, theksoi Arjana. E pyetur nëse ka nisur xhelozia mes saj dhe Suelës, ajo tha se shpreson që kjo mos të ndodhi.

Sa i përket kritikave të ndjekësve të emisionit, ajo u shpreh se nuk pa ndonjë gjë për turp, ndonëse mund të jetë parë si e tepruar nga ekrani.