PËR TU PASUR ZILI! Kush nuk do e donte një marrëdhenie si Dua Lipa me vjehrrën e saj? (FOTO) – AlpeGossip
PËR TU PASUR ZILI! Kush nuk do e donte një marrëdhenie si Dua Lipa me vjehrrën e saj? (FOTO)

PËR TU PASUR ZILI! Kush nuk do e donte një marrëdhenie si Dua Lipa me vjehrrën e saj? (FOTO)

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare është në një marrëdhënie me modelin Anwar Hadid. Ajo duket që ka një raport shumë të mirë edhe me familjen e të dashurit të saj. Shpesh shohim që së bashku me motrat Hadid shkojnë për pushime apo kalojnë shumë kohë në prani të njëri-tjetrit.

Një lidhje shumë miqësore do ta quanim që ka edhe me mamanë e Anwar, Yolanda Hadid. Nga postimet e tyre në instagram kemi kuptuar se janë shumë të afërta dhe gjenden shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Para disa ditësh, në datën 12 janar Yolanda Hadid festonte diëlindjen e saj dhe Dua e surprizoi me një foto të tyren në insta story në të cilën kishte shkruajtur: “Gëzuar ditëlindjen për këtë supergrua!!!”.

Ditën e sotme shohim gjithashtu që edhe vjehrra e ardhmshme e këngëtares ka publikuar sot një foto të çiftit që janë në përqafim dhe në duar mbajnë dy keca të vegjël. Zonja Hadid ka shkruajtur që këto “vogëlushe po ju presin” . Dhe mesa duket edhe ajo mezi po i pret që ti bashkohen.