Fansja e paralizuar bën të pabesueshmen falë Rita Orës. Këngëtarja: “S’kam për ta harruar kurrë!” (FOTO) – AlpeGossip
Fansja e paralizuar bën të pabesueshmen falë Rita Orës. Këngëtarja: “S’kam për ta harruar kurrë!” (FOTO)

Fansja e paralizuar bën të pabesueshmen falë Rita Orës. Këngëtarja: “S’kam për ta harruar kurrë!” (FOTO)

Rita Ora është kthyer në një prej ikonave të muzikës në mbarë botën dhe si e tillë ajo është bërë burim frymëzimi edhe për fansat e saj.

Në koncertin e zhvilluar ditën e djeshme nga Rita në Manchester ishte e pranishme edhe njëra prej fanseve të saj më të zjarrta e cila është tetraplegjike dhe lëviz vetëm në karrocë me rrota.

Ato të dyja ishin takuar për herë të parë para 5 vitesh dhe këngëtarja i kishte kërkuar fanses së saj që herën tjetër kur të takoheshin ajo duhej të ecte vetë.

“Herën e kaluar që u takuam i premtova Ritës dhe vetes që në turneun e saj të ardhshëm do të ecja vetë dhe tani unë mund të eci mjaftueshëm sa për të takuar dikë” – ka shkruar Layla, fansja e Orës.

Pas takimit të dyja ishin të emocionuara sidomos për faktin që Layla kishte arritur të ngrihej në këmbë dhe ishte frymëzuar nga fjalët e Ritës.

“Më pëlqeu që u takuam sërish pasi ti më premtove që do të ecje dhe e bëre. 6 hapa të pabesueshëm nga karrigia jote deri tek unë. Nuk kam për ta harruar kurrë dhe po, ne po rritemi bashkë. Shihemi në turneun e ardhshëm e dashur. Me dashuri Rita” – kështu ka shkruar këngëtarja në foton e saj me fansen.

 

Ndërkohë ylli i muzikës vazhdon turneun e saj “Girls” në Mbretërinë e Bashkuar.