VENDOSI NË RREZIK NJË VAJZË TË PANJOHUR/ Paditet këngëtarja e famshme – AlpeGossip
VENDOSI NË RREZIK NJË VAJZË TË PANJOHUR/ Paditet këngëtarja e famshme

VENDOSI NË RREZIK NJË VAJZË TË PANJOHUR/ Paditet këngëtarja e famshme

Aty nga mesi i shtatorit, më datë 16 saktësisht, Lizzo iu drejtua kompanisë amerikane Postmates – që punëson korrierë për të shpërndarë mallra në vende të ndryshme – duke pretenduar se punonjësja e tyre u përpoq t’i vidhte ushqimin.

“Hey @Postmates, kjo vajza në foto me emrin Tiffany W. më vodhi ushqimin. Është me fat që sot nuk zihem më,” shkroi Lizzo. Këngëtarja postoi edhe një foto të Tiffany-t, veprim që nuk ishte aspak etik dhe ligjërisht i dënueshëm. Ndonëse postimi u fshi në vijim, Lizzo u kritikua ashpër nga ndjekësit.

“Kërkoj falje që postova atë vajzën. E kuptoj që kam shumë ndjekës dhe mund ta vendosja në rrezik. U tregova me të vërtetë e papërgjeshme për mënyrën si përdora rrjetet sociale,” tha ajo.

Menjëherë pasi kërkoi falje, TMZ raportoi se Tiffany W. “kishte frikë të dilte nga shtëpia për të shkuar në punë, nga frika se dikush mund ta lëndonte.”

Tani, Tiffany Wells po padit Lizzo-n për shpifje, shqetësim emocional të qëllimshëm dhe cenim të privatësisë. Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ dhe Pitchfork, padia u paraqit dje në një gjykatë në Kaliforni.

Referuar të dhënave, avokatët e Wells thonë se ajo mori ushqim nga Luke’s Lobster në Boston dhe u nis për ta dërguar në Hotel Revere, ku qëndronte Lizzo. Ajo u përpoq ta çonte ushqimin në dhomën e këngëtares, por nuk ia kishte numrin. Wells thotë se pasi Lizzo (me pseudonimin Bonnie V.) nuk u përgjigj, ajo u largua.

Deri tani, Lizzo apo avokatët e saj nuk kanë reaguar.