SHIKOJINI MENJËHERË/ Nëse u përgjigjeni me ‘po’ këtyre 15 pyetjeve, jeni lidhur me njeriun e duhur - AlpeGossip
SHIKOJINI MENJËHERË/ Nëse u përgjigjeni me ‘po’ këtyre 15 pyetjeve, jeni lidhur me njeriun e duhur

SHIKOJINI MENJËHERË/ Nëse u përgjigjeni me ‘po’ këtyre 15 pyetjeve, jeni lidhur me njeriun e duhur

Të biesh në dashuri është e mrekullueshme – ama, na err sytë dhe s’kuptojmë në jemi në rrugën e duhur apo jo.

Në realitet, të kuptosh në marrëdhënia në të cilën je do të zgjasë apo jo është e vështirë, prandaj, Gary W Lewandowski, një shkencëtar marrëdhënies, profesor i psikologjisë në Monmouth University, krijoi një listë me 15 pyetje që ndihmon çiftet të kuptojnë në lidhja e tyre do të jetë e frytshme apo jo.

Lewandowski tha se vendosi të krijojë një listë sepse e pyesnin shpesh “si ta kuptoj që jam me njeriun e duhur.” Sipas tij, nëse u përgjigjeni me ‘po’ këtyre pyetjeve, gjasat janë që jeni me njeriun e duhur.

1. A e bëni njëri-tjetrin njerëz më të mirë?
2. A flsni haptazi për ndjenjat tuaja, mbështeteni te njëri-tjetri, i qëndroni pranë njëri-tjetrit dhe nuk shqetësoheni se mos partneri ju lë papritur?
3. A e pranoni njëri-tjetrin siç jeni, pa tentuar ta ndryshoni?
4. Kur keni mosmarrëveshje, a komunikoni me respekt, pa asnjë shenjë negativiteti apo përçmimi?
5. A ndahet në mënyrë të barabartë fuqia, vendimmarrja dhe influenca në lidhjen tuaj?
6. A është partneri juaj shoku juaj më i mirë dhe anasjelltas?
7. A mendoni më tepër për “ne” sesa për “unë” dhe “ti”?
8. A do t’i zinit besë njëri-tjetrit me fjalëkalimet e rrjeteve sociale dhe llogarive bankare?
9. A keni përshtypje të mira për njëri-tjetrin – përtej mendimeve jashtazakonisht pozitive dhe të sheqerosura?
10. A mendon shoqëria juaj se keni një marrëdhënie për t’u pasur zili?
11. A është e pastër nga rreziqe si xhelozia, tradhtia dhe sjelljet abuzive?
12. A ndani të njëjtat vlera kur vjen puna te feja, politika, rëndësia e martesës, dëshira për të bërë ose jo fëmijë dhe mënyra e prindërimit?
13. A jeni të gatshëm të sakrifikoni nevojat, dëshirat dhe synimet tuaja personale për njëri-tjetrin?
14. A keni personalitete të qëndrueshme emocionalisht?
15. A përshtateni me njëri-tjetrin seksualisht?