NUK ËSHTË MË MISTER/ Zbulohet kush është ish-missi që shoqëronte Flori Mumajesin mbrëmë? (FOTOT) – AlpeGossip
NUK ËSHTË MË MISTER/ Zbulohet kush është ish-missi që shoqëronte Flori Mumajesin mbrëmë? (FOTOT)

NUK ËSHTË MË MISTER/ Zbulohet kush është ish-missi që shoqëronte Flori Mumajesin mbrëmë? (FOTOT)

Shoqëruesja e Flori Mumajesit në festën e ditëlindjes së Arilena Arës tërhoqi vëmendjen e të gjithëve!

Një vajzë e elegante dhe mjaft simpatike qëndronte krah tij në videot e publikuara nga ditëlindja e Arilenës, që tashmë nuk është më sekret.

Ajo quhet Arnita Beqiraj, është nga Vlora dhe ka fituar titullin e Miss Shqipëria në vitin 2010.

Arnita sot është e njohur si drejtore e një sërë programacioneve të TV Klan, nga “Miss & Mister Albania” X Factor” te “Your Face Sounds Familiar”, “Dance With Me” apo “Në kurthin e Peter Pan”.

View this post on Instagram

We’re restarting on Monday @nekurthine_piterpan3

A post shared by Arnita Beqiraj (@arnitabeqiraj) on

Bukuroshja u shfaq mbrëmë në festën e Arilenës në një foto shumë pranë Florit, i cili po përpiqej t’i rregullonte diçka ndërkohë që kishte dhe një cigare në gojë!

Nuk e dimë nëse dyshja kanë një marrëdhënie më tepër sesa shoqërore, por dje gjithë mbrëmjen është përfolur për një vajzë të quajtur Flutura.

Ka qenë moderatori Labinot Gashi ai i cili e ngacmonte kantautorin gjithë kohës për Fluturën!

Ai publikoi disa foto dhe video të Florit me Arnitën, me të cilën kantautori qëndronte shumë afër!

Madje të gjithë vendosën t’i drejtohen asaj si “Flutura” dhe nuk e dimë nëse ky ishte një kod mes miqsh që i referoheshin vajzës në fjalë apo edhe diçkaje tjetër (një titulli kënge mbase).Ndoshta Arnita ndodhej thjesht në tavolinë me Florin, ose mes tyre vërtet ka diçka! Gjithsesi, ne jemi në pritje të një reagimi nga palët, pasi rrjeti dhe fansat po çmenden pas këtyre fotove!