Gjatë spektaklit të së premtes të “Big Brother VIP”, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, u përballën me mendimet e opinionistëve, Sonila Meço dhe Arbër Hajdari.
Pasi kuptuan se çfarë po ndodh jashtë dhe si është paksa situata, që të dy u duk sikur u prekën nga e gjithë kjo situatë. Ishte këngëtarja ajo që e përjetoi më fort gjithë këtë ngjarje, e madje i kërkoi edhe falje Bora Zemanit për situatën që është krijuar.
Pavarësisht të gjithave, Donaldi u shpreh se e “ka qejf Trixën” dhe Ramosaj tha se ka “dashuron bukur dhe verbër”. Madje mbrëmë që të dy kanë vendosur që të flenë bashkë.
Kësaj radhe jo në krevatin e Donaldit ku është edhe DJ PM, por në atë të këngëtares. Duket se do vijojnë që t’i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe të “luftojnë” për romancën që nisën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.