A keni dëgjuar për heqjen e brinjëve për ta theksuar belin?
Kjo është një ndërhyrje për të cilën kirurgët e certifikuar thonë se është shumë e rrezikshme dhe ekstreme për t’u bërë për qëllime kozmetike, pasi që funksioni esencial i brinjëve është të mbrojë organet vitale.
Ndër artistet tona të ekranit që ka bërë një ndërhyrje të tillë, sipas burimeve të Gazetës Express, është edhe Dafina Zeqiri.
Dafina njihet për ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë e në gjoks, por këngëtarja ka vendosur t’i theksojë linjat me hollimin e belit.
Megjithatë, sipas burimeve, Dafina duket se po përballet me probleme shëndetësore pas kësaj ndërhyrjeje.