I NXJERR "TË PALARAT"/ Anxhelina Jolie duket sikur do të marrë hak ndaj Brad Pitt - AlpeGossip
I NXJERR “TË PALARAT”/ Anxhelina Jolie duket sikur do të marrë hak ndaj Brad Pitt

I NXJERR “TË PALARAT”/ Anxhelina Jolie duket sikur do të marrë hak ndaj Brad Pitt

Ndarja e tyre e bujshme, vazhdon të jetë e tillë. Kjo edhe për faktin se ish çifti i bashkëshortëve duket se kanë krijuar urrejtje ndaj njëri-tjetrit. Ose të paktën këtë shfaq Angelina Jolie.

Momentalisht, çifti gjendet në mes të një beteje kujdestarie dhe divorci. Aktorja madje po përpiqet të përshpejtojë proçesin që të marrë fund deri në fund të vitit. Avokati i Jolie dorëzoi një dokument të martën në të cilit thuhej se aktorja donte të kthehej në statusin beqare brenda vitit.

Në dokument gjithashtu thuhej se Pitt “s’ka bërë asnjë pagesë domethënëse për të mbështetur fëmijët financiarisht” dhe edhe pse dyshja kishte rënë dakord në mënyrë informale, “pagesat nuk ishin kryer rregullisht.”

Përfaqësuesit e Pitt kanë refuzuar të komentojnë. Një burim i informuar rreth çështjes, që s’ishte i autorizuar të fliste publikisht tha se “Pitt i përmbush gjithnjë premtimet.”

Kërkesa për divorc citonte si shkak kryesor mospërputhje të pakorrigjueshme në karakter dhe shkaktoi një beteje mbi kujdestarinë e fëmijëve. Pitt u akuzua, u hetua dhe u shpall i pafajshëm për abuzim ndaj fëmijëve dhe s’është vendosur ende kush do të marrë kujdestarinë.