DUA LIPA NISET PËR PRISHTINË/ Gjesti i të dashurit të saj është për tu marrë shembull – AlpeGossip
DUA LIPA NISET PËR PRISHTINË/ Gjesti i të dashurit të saj është për tu marrë shembull

DUA LIPA NISET PËR PRISHTINË/ Gjesti i të dashurit të saj është për tu marrë shembull

Dua Lipa pasnesër do të performojë në Prishtinë. Siç dhe tashmë e dini nga publiciteti i madh që i është bërë, “Sunny Hill Festival” që do të mbahet në datat 10-11-12 gusht në Prishtinë, përpos Duas do të mbledhë në skenë artistët më të mirë shqiptarë për 3 netë të “çmendura”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është nisur sot me avionin e saj privat dhe madje përshëndeti të gjithë shqiptarët në gjuhën shqipe duke thënë: “Prishtinë, po vijmë, mezi po pres”.

E ndërkohë vetëm pak më parë, ajo ka postuar në Instastory se së bashku me të po vjen dhe i dashuri i saj Isaac i cili ka qenë i pranishëm edhe në Tiranë 2 vite më parë kur Dua mbajti një koncert madhështor këtu në kryeqytet.

Asokohe, Isaac si një guzhinier i talentuar, ra në dashuri me kuzhinën tonë tradicionale, tashmë është koha që të kënaqet sërish mu në zemër të Kosovës.