MISS ALBANIA/ Më të BUKURAT e Shqipërisë. Kush nga ato e ruajti deri sot ‘Kurorën e Mbretëreshës’ – AlpeGossip
MISS ALBANIA/ Më të BUKURAT e Shqipërisë. Kush nga ato e ruajti deri sot ‘Kurorën e Mbretëreshës’

MISS ALBANIA/ Më të BUKURAT e Shqipërisë. Kush nga ato e ruajti deri sot ‘Kurorën e Mbretëreshës’

Ndoshta një nga konkurset e vetme serioze në vendin tonë përsa i përket bukurisë, “Miss Albania” ka nxjerrë ndër vite fytyrat më të bukura të Shqipërisë së vogël.

Misset shqiptare sot dominojnë në ekran dhe shumica prej tyre që nga dita e kurorëzimit janë bërë një libër i hapur për fansat që infromohen për jetën e tyre private dhe profesionale.

Valbona Selimllari mbetet ikona e bukurisë shqiptare, idhulli i shumë vajzave dhe sfiduesja me plot gojën e 20-vjeçareve. E zgjedhur në fund të vitit 1991 si vajza më e bukur e Shqipërisë, sot Valbona është bërë pjesë e ekranit të Tv Klan.

Hygerta Sako vijoi rrugëtimin e “miss”-eve në vitin 1995. Ajo do të mbahet mend për shpërthimin emocional më origjinal që përjetoi kur u shpall ‘miss’. Prej disa vitesh ajo është stacionuar në “TVSH”, ku ka prezantuar emisionin e mëngjesit, më pas “Drejtpërdrejt” dhe disa spektakle shumë të rëndësishme në këtë televizion. Aktualisht drejton rubrikën sportive. Hygerta është nënë e një vajze.

Anjeza Maja, “Miss Albania 2002” u dërgua si përfaqësuesja e Shqipërisë në “MissEuropa” dhe “Miss World”, duke u konsideruar mes përfaqësueseve të 120 shteteve si bukuria aziatike në Mesdhe. Më vonë u angazhua si folëse lajmesh në TVSH dhe së fundmi drejton programin “Në shtëpinë tonë” në “Top Channel”.

🎈

A post shared by Agnesa Vuthaj (@agnesavuthaj) on

Agnesa Vuthaj, “Miss Albania 2004”. “Miss Kosova 2003”, Agnesa, vajza me bukuri tipike mesdhetare, një vit më vonë rrëmbeu çmimin e më të bukurës në trojet shqiptare.Agnesa ruan ende linjat perfekte të një vajze mjaft tërheqëse. Prej disa vitesh ajo ka dyqanin e saj të veshjeve, “Agnesa Vuthaj Fashion”, në Prishtinë, dhe është shumë aktive në shoëbiz. Së fundmi ka krijuar edhe një linjë të sajën për këpucë e çanta.

😊

A post shared by Suada Sherifi (@suadasherifi) on

Suada Sherifi, “Miss Albania 2005”. Ish-basketbollistja e skuadrës së Tiranës, vajza shtatlartë vlonjate me zërin e ëmbël, e vijoi karrierën e saj me reklama e dalje televizive mjaft të shpeshta. Ka sfiluar thuajse çdo vit në pasarelën e “Geraldina Sposa”. Suada Sherifi mbetet ende, një nga “miss”-et më të bukura shqiptare që i kanë rezistuar kohës.

Egla Harxhi, “Miss Albania 2007”, pas kurorëzimit, vijoi studimet në degën e arkitekturës. U tërhoq përfundimisht nga bota e medias; aktualisht punon si arkitekte dhe është bëri bujë për lidhjen treshe.

Armina Mevlani, “Miss Albania 2009”, përfaqësuese e Shqipërisë në “Miss World”, ku ka fituar çmimin për fustanin më të bukur në të gjithë botën. Për momentin ajo rezulton personazhi më i komentuar i mediave rozë.

Floriana Garo, “Miss Albania 2012”. Përfaqësuese e Shqipërisë në “Miss World 2012” në Kinë. Floriana ka jetuar për 8 vite në SHBA dhe pas kthimit në Shqipëri, do t’i futej botës së televizionit, fillimisht si imazhi i motit në televizionin “ABC”. Prej tri sezonesh ishte autore dhe drejtuese në emisionin kulturor ‘Jo vetëm modë në “Tv Klan”.