“DUAN NUSE QË TA MBYLLIN NË SHTËPI”/ Enca ka një mesazh për të dashurat e reperëve (FOTO) – AlpeGossip
“DUAN NUSE QË TA MBYLLIN NË SHTËPI”/ Enca ka një mesazh për të dashurat e reperëve (FOTO)

“DUAN NUSE QË TA MBYLLIN NË SHTËPI”/ Enca ka një mesazh për të dashurat e reperëve (FOTO)

Encës i pëlqen të thumbojë dhe këtë e kemi vënë re të gjithë.  Pas publikimit të këngës së re dhe ‘sherrit’ me Noizy-n, ditën e sotme ajo ka shpërndarë një tjetër mesazh.  Në InstaStory, ajo ka shkruar për lidhjet dhe të dashurat e reperëve.

‘Aww sa e ëmbël që këta artistët/reperët e duan një cikë të mirë, të bukur, të urtë, besnike që ta marrin nuse dhe ta mbyllin në shtëpi derisa të vijë dita të martohen. Por kanë 100 dashnore ama. Cikaa mos harxhoni jetën tuaj duke ndjekur burrat, kënaquni derisa të gjeni një djalë për shtëpi. Harxhojini kohën këtyre reperëve.’- ka shkruar ajo.

Duke e shoqëruar me hashtagun #relationshipGoals #YourGoals #Notmine, ajo ka nënkuptuar që pavarësisht se këto janë qëllimet dhe dëshirat e shumëkujt për në një lidhje, nuk janë aspak ato që ajo synon.

Nuk e dimë nëse ajo po flet në përgjithësi për situatat që i njeh mirë, apo është një ‘sulm’ i vogël ndaj ndonjë artisti.Gjithsesi, mesazhi u mor.