Tortat që krijon ky 14-vjeçar janë më fantastiket që keni parë ndonjëherë – AlpeGossip
Tortat që krijon ky 14-vjeçar janë më fantastiket që keni parë ndonjëherë

Tortat që krijon ky 14-vjeçar janë më fantastiket që keni parë ndonjëherë

Tashmë është disi e vështirë të impresionohesh nga ndonjë ushqim i gatuar bukur, për aq kohë sa Instagrami ofron çdo ditë me qindra pjata fantastike. Ama tortat që krijon ky djalosh 14- vjeçar janë diçka e veçantë.

Ryan Wilson është djaloshi që përdor profilin e tij në Instagram, për të reklamuar tortat e tij. Ai është vetëm 14- vjeç dhe pasioni i tij më i madh është gatimi i ëmbëlsirave të bukura dhe njëkohësisht të shijshme.

“Kur isha vetëm 8- vjeç mora si dhuratë për ditëlindje një furrë që përdorej lehtë. Sapo e mora fillova ta përdorja dhe të krijoja torta. Në fillim frymëzohesha nga kanale si “Food Network” apo nga kanale të tjera në Youtube.”

Kështu është shprehur në një intervistë për metro.uk 14- vjeçari.

“Pjesa ime e preferuar gjatë gjithë proçesit është ndrarja e fotove në Instagram. Gjithashtu edhe përgatitja e videove tutoriale. Ndërsa krijimi im i preferuar është “torta gravitacionale M&M.”

Kështu e ka vazhduar Ryan rrëfimin e tij.

Momentalisht ai përgatit në shtëpi vetëm torta speciale të porositura nga të njohurit e tij dhe procesin e krijimit të tyre e ndan me ndjekësit në kanalin e tij në youtube.