U NDANË PARA 5 MUAJSH/ Shawn Mendes bën deklaratën e fortë për Camila Cabello-n – AlpeGossip
U NDANË PARA 5 MUAJSH/ Shawn Mendes bën deklaratën e fortë për Camila Cabello-n

U NDANË PARA 5 MUAJSH/ Shawn Mendes bën deklaratën e fortë për Camila Cabello-n

Ndarja e Shawn Mendes dhe Camilla Cabello-s në nëntor të 2021 u komentua shumë në mediat rozë pasi dyshja u shprehën se edhe pse e dashurojnë njëri-tjetrin nuk mund të jenë më bashkë. Kjo sepse për të dy ata ishte një periudhë shumë e ngarkuar në karrierë dhe duhet të kalonin më shumë kohë me projektet e tyre profesionale duke mos qenë të gatshëm të vazhdonin më tej.

Kur kanë kaluar 5 muaj nga ndarja ylli kanadez thotë se ai ende e do Camila-n dhe dashuria për të do të qëndrojë gjithmonë. Në një intervistë me Ryan Seacrest ai u ndal te marrëdhëni e tyre duke thënë: “Ne jemi shumë miq. Por, unë e kam dashur Camila-n për kaq shumë vite dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë.”

Shawn po ashtu konfirmoi dyshimet e fansave se kënga e tij “When You’re Gone”, ka të bëjë me të. “Jam shumë i lumtur që mund të jem real dhe autentik me muzikën time, sepse është e rëndësishme edhe për mua, të jem në gjendje të shkruaj për këto gjëra.” Madje, ai ia ka dërguar këngën Camila-s për ta dëgjuar shumë kohë përpara publikimit të saj. “Camila e dëgjoi këngën muaj më parë, kështu që ne kemi një marrëdhënie vërtet të sinqertë. Unë kurrë nuk do të publikoja një këngë për të para se ajo ta dëgjonte.”

Nga ana tjetër edhe për Camila-n thuhet se i ka dedikuar ish-it të saj këngën “Bam Bam”. Kënga hapet me këto vargje: “Ti the se e urreje oqeanin, por tani po bën sërf”. Dhe Mendes dikur i tha Jimmy Fallon “Frika e tij më e madhe është uji në thellësi”, por 23-vjeçari postoi një foto duke bërë sërf vetëm disa ditë pasi fansat mësuan për ndarjen e tij dhe Cabellos në nëntor.

Më tej kënga e Camilas vazhdon: “Thashë se do të të dua përgjithmonë, por sapo shita shtëpinë tonë”. Dhe në të vërtetë, ylli i “Havana” e shiti shtëpinë e saj në Los Angeles për 4.3 milionë dollarë në dhjetor. Në një pjesë tjetër të këngës, ajo thekson: “Ne ishim fëmijë në fillim, mendoj se jemi të rritur tani.”

Ndjekësit e artistëve e dinë se marrëdhënia e tyre nisi që kur ata ishin adoleshentë, duke bërë turne së bashku në 2014 dhe më pas publikuan hitin e tyre “I know What You Did Last Summer” në 2015. Për vite me radhë janë përfolur për një romancë, sidomos pasi publikuan duetin e tyre “Señorita” në vitin 2019.

Që nga ky moment, u panë më shpesh se asnjëherë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe dyshimet e fansave u pohuan nga vetë ata. Në fund të vitit të kaluar njoftuan ndarjen.