U ZHDUK NGA RRJETET SOCIALE/ Moderatorja shqiptare i shpëton 2 aksidenteve të rënda – AlpeGossip
U ZHDUK NGA RRJETET SOCIALE/ Moderatorja shqiptare i shpëton 2 aksidenteve të rënda

U ZHDUK NGA RRJETET SOCIALE/ Moderatorja shqiptare i shpëton 2 aksidenteve të rënda

Moderatorja e njohur shqiptare, Sara Gjordeni është rikthyer në rrjetin social Instagram për të treguar se brenda një kohe të shkurtër ka pësuar dy aksidente të rënda me makinë. Ajo tregon se aksidenti i dytë ka qenë më i rëndë dhe se një shtyllë e hollë i ka shpëtuar jetën.

U zhduk nga rrjetet sociale, moderatorja shqiptare i shpëton 2 aksidenteve

“Pasi hapa Instagramin, po lexoj shumë lloj mendimesh në dm se përse jam tërhequr kaq. Përfshi këtu edhe ndonjë beb (sërish), por jo nuk jam shtatzëne! Brenda shumë pak kohësh, kam pësuar dy aksidente të renda me makine. Asnjëri me makinen time, dhe tek të dy kam qenë pasagjere. Aksidenti i dytë ka qenë aq i rëndë sa për familjen time shtylla e hollë që mbajti makinën për të mos rënë në një greminë të vogël që shërbente si themel pallatesh, është bërë vend i shenjtë. Sapo mora veten nga aksidenti i parë ndodhi i dyti, ndaj mora pak kohe larg çdo rremuje të rrjeteve sociale, për të qëndruar me familjen time, që për pak humbi të vetmin fëmijë, dhe të vlerësoja jetën më tepër”, shkruan Sara.

U zhduk nga rrjetet sociale, moderatorja shqiptare i shpëton 2 aksidenteve