”E kryqëzuan” se ndau dy aktorët e njohur, por e dashura e aktorit turk me origjinë shqiptare qenka YLL – AlpeGossip
”E kryqëzuan” se ndau dy aktorët e njohur, por e dashura e aktorit turk me origjinë shqiptare qenka YLL

”E kryqëzuan” se ndau dy aktorët e njohur, por e dashura e aktorit turk me origjinë shqiptare qenka YLL

Një prej çifteve më të dashur për publikun ishin pikërisht Demet Özdemir dhe Seçkin Özdemir, por për fat të keq ata i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Disa javë pasi lajmi për lidhjen e tyre u bë publik në media, dy aktorët kanë fshirë të gjitha fotot që kanë së bashku në rrjetet sociale dhe kanë konfirmuar ndarjen.

Fansat menjëherë kanë nisur akuzat ndaj aktorit me origjinë shqiptare Can Yaman, i cili aktron përkrah aktores në serialin turk “Erkenci kuç”.

Sipas fansave, Seçkin është bërë xheloz për shoqërinë e tepruar të aktores me Can Yaman. Menjëherë ka reaguar edhe aktorja turke, e cila nënvizon se me kolegun e saj nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi.

Gjithashtu ka reaguar edhe vetë aktori Can Yaman, i cili ka treguar se lajmet janë të pavërteta. Madje, aktori me origjinë shqiptare rrëfeu për herë të parë se është i dashuruar dhe se në zemrën e tij është një person i veçantë. Can preferoi të mos zbulonte se kush është partnerja e tij, por mediat turke zbuluan se ajo quhen Rabia Yaman dhe është me profesion modele.

Rabia nuk është figurë e panjohur për mediat turke, pasi prej disa vitesh ka qënë e lidhur me aktorin Şükrü Özyıldız.