“NË GRUP NDIHET FARE STËRVITJA”/ Nuk mban kurrë dietë, Xhemi zbulon sekretin e linjave trupore (FOTO) – AlpeGossip
“NË GRUP NDIHET FARE STËRVITJA”/ Nuk mban kurrë dietë, Xhemi zbulon sekretin e linjave trupore (FOTO)

“NË GRUP NDIHET FARE STËRVITJA”/ Nuk mban kurrë dietë, Xhemi zbulon sekretin e linjave trupore (FOTO)

Xhemi Shehu ka padyshim një trup për t’u pasur zili dhe jo, moderatorja nuk mban dietë. E ftuar në emisionin “Nuk është karantinë”, Xhemi tregoi se është marrë me fitness që në moshën 18-vjeçare, por prej kohësh ka hequr dorë nga ajo mënyrë të stërvituri.

Xhemi tregoi formën e re të stërvitjes që ndjek në palestërm nga e cila nuk lodhet.

“Në grup nuk ndihet fare stërvitja, nuk ndihen fare ushtrimet. Është një lloj kombinimi mes stërvitjes dhe argëtimit. E bukura e kësaj stërvitje është se ti nuk e di asnjëherë se çfarë të pret sepse si e bën sot stërvitjen nuk është se do ta bësh nesër. E mira tjetër është që prek të gjithë muskujt e trupit. Domethënë në 60 minuta ke mundësi që të bësh dhe për krahët, këmbët, vithet dhe nuk është një stërvitje që të fokuson ose të lodh vetëm një muskul të trupit sa të nesërmen të mos dish se ku të jesh”, tha Xhemi.