Moderatorja Jona Spahiu në qershor të vitit që lamë pas i dha fund beqarisë në një dasmë madhështore e cila mori vëmendjen e mediave dhe çdo detaj u komentua gjatë. Në muajin shtator ajo u bë nënë për herë të parë të një djali që e pagëzuan me emrin Raiden.
Moderatorja prej muajsh është shkëputur nga televizionin dhe i është dedikuar plotësisht vogëlushit të saj. Ajo është shumë aktive dhe shumë herë publikon foto dhe video të Raiden të cilat shkrinë së qeshuri fansat.
Pak minuta më parë Jona ka publikuar një video ku shihet Raiden teksa shikon kukulla në dhomën e saj. Ajo që bie në sy është dhoma moderne e moderatores. Në të dallohet krevati i madh i stilit klasik në të cilin Raiden qëndron dhe pasqyra e dhomës ku janë vendosur të gjitha make-up-et e Jonës dhe një foto e vogëlushit.