MEGRAN DHE PRINC HARRY TËRHEQIN SËRISH VËMENDJE/ Gjesti i tyre kësaj here do ju mahnisë të gjithëve – AlpeGossip
MEGRAN DHE PRINC HARRY TËRHEQIN SËRISH VËMENDJE/ Gjesti i tyre kësaj here do ju mahnisë të gjithëve

MEGRAN DHE PRINC HARRY TËRHEQIN SËRISH VËMENDJE/ Gjesti i tyre kësaj here do ju mahnisë të gjithëve

Ashtu siç është bërë e ditur, shumë pak javë kanë ngelur nga ardhja në jetë e fëmijës ë parë së Meghan Markle dhe Princ Harry. Pavarësisht periudhës së ngarkuar, por dhe të ëmbël të çiftit, ata nuk janë larguar nga angazhimet e tyre nga pallati mbretëror.

Së fundmi mësuesja e shkollës ‘Stratford Upon Avon’ organizoi një orë mësimi ku studentët duhet të shkruanin letra për të uruar Markle dhe Harry-n për fëmijën e tyre të parë. Dyshja mbretërore nuk ka hezituar t’i kthejë përgjigje të gjithë letrave në mënyrë individuale me mesazhet më të ëmbla, duke i falënderuar ata.

Ka qenë mësuesja Davis, e cila publikoi disa prej letrave në ‘Twitter’, bashkangjitur të cilave shkroi: “Shiko çfarë mbërriti këtë mëngjes”. Ajo ndau me të gjithë emocionet e veçanta teksa dukesha dhe princi ju përgjigjën në mënyrën më të bukur.

Kujtojmë se dyshja mbretërore ka qëndruar gjithmonë pranë dashamirësve të tyre, duke i kthyer përgjigje në forma të ndryshme apo dhe duke i takuar nga afër.