Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike. Gjatë kësaj pjese u fol për dinamikat e mbrëmjes së djeshme dhe fushatës kundër bullizmit.
Ne nisëm mbrëmjen e djeshme një fushatë kundër bullizmit, por asnjë banor nuk i është bashkuar nismës. A beson që banorët janë skeptik ndaj nismës?
Unë besoj tek nisma ime, nuk dua që banorët e tjerë të mendojnë se përfitoj atribute nëse ata bashkohen me mua.
A je ndier i bullizuar brenda në shtëpi?
Edhe jam bullizuar edhe kam bullizuar. Natyra ime tolerante e ka lejuar këtë tek personi që përfiton nga natyra, por gjithsesi mendoj se është më mirë vonë se sa kurrë për ta luftuar këtë fenomen. Le të bëhemi ne iniciatorë për ata që na shikojnë dhe na ndjekin. Neve duhet thjesht të ndikojmë pak.
Duam s’duam ne tempi i agresivitetit në shtëpi ka rënë. A beson se do të jetë afatgjatë?
Unë mendoj se do të jetë afatgjatë. Dhe po të më penalizojë do të jem shumë i lumtur sepse të paktën ula intensitetin e asaj që ka ndodhur në shtëpi për shumë kohë. E pranoj që jam përfshirë edhe vetë në këtë gjë, jo të bullizohem por shakatë që unë kam bërë me Luizin kanë arritur në një dimension tjetër duke shprehur edhe ekstreme në lojë. Ato ngacmime që bën Luizi kanë agravuar situatën. Jam i bindur që ai po përpiqet ta rikthejë situatën në mënyrë që të më nxjerrë mua negativ.