“NUMRI NJË ËSHTË…”/ Jori Delli zbulon me kë nga ish-banorët e BB VIP takohet: Me Dean… – AlpeGossip
“NUMRI NJË ËSHTË…”/ Jori Delli zbulon me kë nga ish-banorët e BB VIP takohet: Me Dean…

“NUMRI NJË ËSHTË…”/ Jori Delli zbulon me kë nga ish-banorët e BB VIP takohet: Me Dean…

Jori Delli është një nga ish-banoret e “Big Brother VIP 2” më të komentuara dhe të dashura për publikun shqiptar. Ajo sapo hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri arriti që të fitonte zemrën e publikut.

Por edhe tani që reality show ka përfunduar, Jori vijon që të jetë në qendër të vëmendjes. Së fundmi ajo u komentua në lidhje me disa postime që reperi i njohur, Noizy, bëri me të.

E ftuar në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio, modelja e njohur ka zbuluar se me reperin ka vetëm raport miqësor dhe asgjë më shumë.

Ndërkohë e pyetur nëse ka ruajtur marrëdhënie me ndonjë nga ish-banorët e shtëpisë më të famshme pas mbarimit të BB VIP, Jori Delli ka thënë:

“Në fakt me shumë prej tyre. Me Dean, Kristin po e takoj shpesh këtu në Tiranë se është dhe vetëm. Olta është numri një, kam nevojë për njerëz me energji si të Oltës se dua të kënaqem”.