Mendonte se kishte bark për shkak të birrës, burrit “i bie tavani” mbi kokë kur zbulon të vërtetën – AlpeGossip
Mendonte se kishte bark për shkak të birrës, burrit “i bie tavani” mbi kokë kur zbulon të vërtetën

Mendonte se kishte bark për shkak të birrës, burrit “i bie tavani” mbi kokë kur zbulon të vërtetën

Një burrë që mendonte se kishte bark për shkak të birrës, në fakt kishte një tumor kanceroz 30 kilogramë në rritje në bark.
Kevin Daly nisi të kishte dyshime për barkun e tij të madh pasi ra shumë në peshë, por barku nuk iku.

63-vjeçari nga Hoboken, New Jersey bindi mjekun e tij që t’i bënte një skaner, që zbuloi një tumor kancerogjen prej më shumë se 13 kilogramësh, që kishte zënë pjesën më të madhe të barkut.

Ai u diagnostikua me liposarkomat, një kancer që zhvillohet në qelizat e yndyrës të indeve të buta.

Kanceri shpesh duket si ind i dhjamosur kur shihet nën mikroskop, duke e bërë të vështirë diagnozën.

Daly humbi peshën pas operacionit të zemrës në vitin 2015, por kur barku i tij nuk u ul, ai dhe gruaja e tij, Rachelle, pyesnin nëse diçka tjetër po shkaktonte problemet e tij.

Mjekëve iu deshën 6 orë për të hequr masën, që i kishte deformuar disa prej organeve 63-vjeçarit. Ai humbi edhe një prej veshkave, për shkak se tumori ishte mbështjellë rreth saj.