SONTE “BIG BROTHER”/ Ndryshimet dhe emrat e konfirmuar të personazheve – AlpeGossip
SONTE “BIG BROTHER”/ Ndryshimet dhe emrat e konfirmuar të personazheve

SONTE “BIG BROTHER”/ Ndryshimet dhe emrat e konfirmuar të personazheve

Pritjes i erdhi fundi. Nis sot në vigjilje të Krishtlindjeve Big Brother Albania 2. Formati shumë i dashur i shqiptarëve do të startojë në edicionin e dytë, duke premtuar të tjera surpriza si dhe personazhe të famshme.

Panorama Plus ka mundur të mësojë emrat e disa prej konkurrentëve që do të jenë pjesë e lojës prej 100 ditësh. Krejt i ndryshuar do të vijë ky spektakël, ku edhe çmimi i madh do të jetë më i lartë se vitin e shkuar. Detajet e para që kemi mundur të mësojmë janë rikonfirmimi i Arbër Hajdarit si opinionist edhe këtë sezon. Ndërkaq edhe emri i Balinës eshte konfirmuar. Aktorja e njohur Olta Gixhari ka pranuar ftesën nga produksioni dhe pritet të rikthehet në Shqipëri për t’u bërë gati për spektaklin. Prej dy vitesh tashmë, Olta është shpërngulur në Spanjë ku po jeton me partnerin dhe djalin e tyre, Amar. Olta e ka treguar dhe më parë se arsyeja e zhvendosjes në Spanjë ishte partneri i saj, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar kurrë për publikun dhe pse është goxha aktive në rrjetet sociale dhe poston foto krahë tij. Aktorja është shprehur më parë se nuk e ka pasur kurrë problem të dalë në publik me të, por është ai i cili nuk ka dëshirë të shfaqet, ndërsa ka zbuluar vetëm emrin e tij, Dori. Nga ana tjetër, edhe Deborah Keçi është ndër konkurrentet e përfolura që pas “Dancing” do të provojë edhe emocionet e “Big Brother”. Ndërkohë, produksioni ka ftuar edhe 2 balerinë për të marrë pjesë në këtë format, por edhe nuk është konfirmuar prania e tyre në “Big Brother VIP 2”. Konkretisht Ledian Agallijaj, balerini i Elhaida Danit është ftuar të bëhet pjesë e lojës.

 

Por duket se pjesëmarrja e tij do të jetë në një moment të dytë, duke qenë se aktualisht është i angazhuar me rolin e tij si partner tek “Dancing With The Stars”. Ndërkohë, këtë vit, në “Big Brother” pritet të jetë edhe Kejvina Kthella. Vetë modelja u shpreh e gatshme për t’u bërë pjesë e lojës. Ndërkohë, një emër tjetër i përfolur është edhe Kiara Tito, që pritet të jetë konkurrente e lojës. Një emër jo shumë i njohur që është përfolur është edhe modelja Jori Delli. Modelja është një influencuese që jeton në Itali. Madje, duket se promovimi për Jorin ka nisur nga “Top Channel”, i cili së fundmi ka qenë i ftuar në “Top Arena”. Jori është shoqe e ngushtë edhe me Beniada Nishanin, e cila është gjithashtu një modele e njohur në Itali, por ishte shumë pak e njohur në Shqipëri derisa hyri në “Big Brother Vip Albania”. Edhe Lei Kraja do t’i bashkohet lojës. Moderatorja sportive është ndër imazhet më të pëlqyera në ekran për sensualitetin e saj, por edhe për natyrën e drejtpërdrejtë, ndaj me shumë interes po pritet edhe prania e saj në këtë format. Një emër surprizë që pritet t’i bashkohet lojës është aktorja e famshme, Eva Alikaj. Aktorja, e cila ka zgjedhur një profil të ulët në media, duket se ka shumë për të zbuluar nga vetja në këtë format. Një tjetër koleg i Evës do të bëhet pjesë e Big Brother Albania. Flasim për Amos Zaharian, që është cilësuar nga aktorët më të mirë dhe më joshës në vendin tonë. Duket se ish-e fejuara e tij aktualisht është pjesë e Big Brother Vip Kosova.

 

Ndërkohë Amos, si beqar bëhet pjesë e lojës. Një emër jo shumë i njohur për publikun është edhe DJ Adam Reeves, ose Ilir Memushaj. 36-vjeçari është ftuar nga produksioni dhe duket se ai tashmë është i gatshëm të zbulojë më shumë nga vetja, veç asaj që njihet në jetën e natës. Edhe dy mikeshat e përputhen, Efi Dhedhes dhe Mikela Pupa pritet të bëhen pjesë e lojës, duke dhuruar spektakël. Të njohura për natyrën e saj flirtuese, dy vajzat pritet të ngrenë temperaturat me qëndrimin e tyre në shtëpi. Me po i është përgjigjur ftesës këtë vit edhe gazetari kosovar, Milaim Zeka. Kjo duket një zgjedhje tejet interesante nga ana e produksionit duke ditur se Zeka njihet si një personazh tejet karizmatik dhe shpesh në debate të ndryshme politike ose jo ai zgjedh të jetë i drejtpërdrejtë e pa filtra. Së fundmi analisti i njohur ka qenë shpesh pjesë  e rubrikës “Rrethi katror” në programin “E diell” në Top Channel. Vetë Zeka u shpreh sezonin e shkuar se e kishte marrë ftesën nga produksion që në sezonin e parë për t’u bërë pjesë e formatit.  I pyetur nëse do pranonte të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, gazetari Milaim Zeka tha se ka pasur ofertë dhe nuk ka pranuar.

“Të më kishte ofruar dikush 1 milion euro, unë nuk do futesha në “Big Brother VIP”. Unë nuk di të bëj lojë. Nuk ma merr mendja se do fitoja se jam vetvetja”, tha gazetari. Ndërkohë emra të tjerë janë Kiara Tito, Keisi Meidini, Albi Nako. Ndërkohë vetë moderatorja, Arbana Osmani, ka zbuluar detaje rreth konkurrentëve të këtij viti Teksa u pyet nëse mendon se do të ketë një dyshe “rivale” si Iliri dhe Donaldi, ajo tha se shpreson që jo.  “Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar. Të gjithë ata që kanë marrë pjesë janë parë në 360 gradë, në të mirat dhe dritëhijet e tyre, por kanë sjellë te shikuesit më shumë të mira sesa skandale, personazhet ishin me të vërtetë shumë simpatikë. Ky antagonizmi Ilir Donald tërhoqi shumë, tifozëritë u krijuan.‘ Big Brother’, edicioni i dytë VIP, do të nisë brenda këtij viti, është përzgjedhur kasti. Nuk kemi kërkuar gjëra të veçanta, të çuditshme. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere interesantë, të këndshëm, pas së cilëve njerëzit të afeksionohen.

Çfarë ndodhi me ‘Big Brother’-in vjet ishte se njerëzit i pëlqenin personazhet e ‘Big Brother’-it, u bënë fansa të tyre, nuk është se e ndiqnin ‘Big Brother’-in për të parë sherre dhe skandale, këtë gjë kemi kërkuar prapë. Ndryshe nga viti i kaluar, janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera, nuk po them më të mira, por shumë më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë. Me sa duket, kemi bërë një punë shumë të mirë edicionin e kaluar”, tha Arbana Osmani. Referuar pritshmërive, personazhet e këtij viti ndoshta do të lënë në hije ata të vitit të kaluar, por kjo mbetet për t’u parë.