Rrëfehet modelja e njohur: Kur humba virgjërinë m’u duk vetja ‘cool’ (FOTO) – AlpeGossip
Rrëfehet modelja e njohur: Kur humba virgjërinë m’u duk vetja ‘cool’ (FOTO)

Rrëfehet modelja e njohur: Kur humba virgjërinë m’u duk vetja ‘cool’ (FOTO)

Në një intervistë për “Love Magazine”, modelja Kate Moss ka rrëfyer për herë të parë detaje nga jeta e saj që nga humbja e virgjërisë e deri kur mori vendimin të bëhej modele.

Kate ka treguar se në moshën 14-vjeçare ka humbur virgjërinë dhe pak më vonë është bërë modele kur tërhoqi vëmendjen e Sarah Doukas, agjentja e modeleve më të njohura në botë.

“Isha 14 vjeç kur humba virgjërinë dhe m’u dukte vetja ‘cool’. Më pas në aeroport më erdhi vëllai i Sarah Doukas dhe më pyeti: ‘E ke menduar ndonjëherë të bëhesh modele?’

Kate tregoi se nuk e kishte menduar kurrë veten në industrinë e modës për shkak se nuk i pëlqente fiziku i saj i dobët.

“Isha e shkurtër, kisha këmbë të shtrembta dhe dhëmbët e këqija. Askush nuk mendonte se isha e bukur”, u shpreh modelja.

Kate tha gjithashtu se në kohën kur kishte firmosur me agjencinë për t’u bërë modele, ishte shumë e re dhe vetë ajo sot nuk do e lejonte vajzën e saj ta bënte.

Edhe pse ka qenë në kopertinën e 100 revistave, Kate u shpreh se nuk e ka dashur kurrë aparatin fotografik.