U LARGUA NGA PUBLIKU SHQIPTAR/ Flet Mariza Ikonomi: E kam të nevojshme… – AlpeGossip
U LARGUA NGA PUBLIKU SHQIPTAR/ Flet Mariza Ikonomi: E kam të nevojshme…

U LARGUA NGA PUBLIKU SHQIPTAR/ Flet Mariza Ikonomi: E kam të nevojshme…

Mund ta keni vënë re që këngëtarja Mariza Ikonomi është shpëputur krejtësisht kohët e fundit nga publiku shqiptar, e madje edhe nga vetë Shqipëria. E ftuar në “Wake Up”, Mariza ka rrëfyer se pse ajo e mendoi të nevojshme një shkëputje të tillë.

“Kisha nevojë për një shkëputje dhe bëra diçka ndryshe. Udhëtova në gjithë Europën veriore ku edhe këndova. Ishte një ekperiencë shumë e bukur dhe po e mendoj që ta ribëj. Janë ca gjëra që thjesht ndodhin e nuk dimë ta themi pse.

Unë e ndjeja që duhet të shkëputesha, e madje ndjej që ende duhet të shkëputem madje edhe më gjatë”, u shpreh këngëtarja gjatë programit të mëngjesit në Top Channel.

Këngëtarja e njohur rrëfeu gjithashtus e gjatë udhëtimve nëpër Europë këto kohë ajo ka patur mundësi të eksperimentojë edhe me teatrin. Ndërsa sa i përket karrierës në Shqipëri për momentin ajo e ka lënë në hije.