Letra: Djalit tim, që vrau veten e kërkoi falje – AlpeGossip
Letra: Djalit tim, që vrau veten e kërkoi falje

Letra: Djalit tim, që vrau veten e kërkoi falje

Mos kërko falje. Në letrën e vetëvrasjes kërkon pafund falje. Më shkruan, “Ma, më vjen shumë, shumë keq.” Na shkruan se s’ka askush faj për këtë që po ndodh, është i gjithi faji yt. Shkruan që e gjithë letra është një ndjesë e gjatë.

 Nuk ke pse kërkon falje. Ishe djali perfekt. Ishe heroi im. Të doja, të adhuroja. Kaluam kaq momente të paharrueshme bashkë. Do të jem gjithnjë mirënjohëse për vaktet tona përgjatë viteve të fundit. Ti e ke dashuruar gjithmonë ushqimin dhe gjeje vendet më të mira për të ngrënë. Unë isha e lumtur që mund të vija me ty.

Të gjithë të pëlqenin dhe ti tregoheshe i sjellshëm me njerëzit, sepse i doje dhe kujdesesha për ta dhe ndjenjat e tyre – ndoshta më shumë se ç’duhet. Mirësia jote dukej në sipërfaqje, por ndjeshmëria jote, thellësia dhe ndikimi i saj, mbeti në errësirë.

Kur ishe i vogël, dorëzove një detyrë që përmbante foto që të përfaqësonin ty si njeri dhe ti zgjodhe një foto kur ishte tetë vjeç. Je ti, përbri ujit, me një gjysmë buzëqeshje në fytyrë, duke i treguar kamerës një fill peshkimi dhe peshkun që kishe kapur. Më the që ishte një prej ditëve më të këqija të jetës sate. Po buzëqeshje sepse filli i peshkimit ishte dhuratë nga një mik dhe s’doje ta zhgënjeje. Peshku në grep ishte një imazh i padurueshëm për ty: i ndjeje dhimbjen dhe frikën. Një herë tjetër, i the të dashurës së mund të ndjeje dhimbjen e njerëzve të tjerë – tani e kuptoj që e ndjeje vërtet. Ishte reale për ty.

Vetëm ato herë ma zbulove nivelin e ndjeshmërisë sate. Ishte në natyrën tënde ta fshihje. Sapo gjete mënyrën për të dalë nga errësira, sapo vendose t’i japësh fund jetës, e fshehe dhe atë. S’doje që ne të ndjenim të njëjtën dhimbje si ti.

S’ke pse kërkon falje që mbartje një anë të errët që s’e ndaje dot me njeri, që barra mbi supe t’u rëndua aq shumë sa s’kishe rrugë tjetër shpëtimi. Ne të lamë në baltë – bota, familja jote, unë. Ne duhet të të kërkojmë falje.

Kur mendoj sa forcë të është dashur të jetosh, mbushem me lot. Të mbijetoje kërkonte fuqi çnjerëzore. Dhe ti ishte thjesht një njeri, një djalë, një vëlla, një mik dhe burri më i ëmbël që do të njoh në jetë. Mos kërko falje. Prehu i qetë.