BLERO KRENAR PËR TË BIJËN/ Vogëlushja ndjek hapat e tij në muzikë (FOTO) - AlpeGossip
BLERO KRENAR PËR TË BIJËN/ Vogëlushja ndjek hapat e tij në muzikë (FOTO)

BLERO KRENAR PËR TË BIJËN/ Vogëlushja ndjek hapat e tij në muzikë (FOTO)

Blero ka treguar gjithmonë se ka një lidhje të ngushtë me vajzën e tij të vetme, Tarën. Vajza e këngëtarit është vetëm 8 vjeçe dhe duket se i ka synimet e qarta për të ardhmen. Tara ka filluar të ndjekë hapat e babait të saj, Bleros, dhe kjo e ka bërë shumë krenar këngëtarin. Ditën e sotme Tara është ngjitur në skenë për të kënduar me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në një koncert të organizuar për fëmijët. Blero ka publikuar në ‘Instagram’ momente të ndryshme nga performanca e vajzës dhe duket shumë i lumtur. Në një nga videot e publikuara në ‘Instastory’, këngëtari ka shkruar: “Dashuria ime”, duke treguar se është shumë i kënaqur që vajza po ndjek rrugën e tij.

Tara duket vërtet shumë e talentuar dhe ndoshta në të ardhmen do të jetë një konkurrente e fortë e babit të saj dhe artistëve të tjerë shqiptarë.