Vogëlushi i Fiori Dardhës ka një koment për “Kurthin e Piter Pan”-it dhe do ju kënaqë – AlpeGossip
Vogëlushi i Fiori Dardhës ka një koment për “Kurthin e Piter Pan”-it dhe do ju kënaqë

Vogëlushi i Fiori Dardhës ka një koment për “Kurthin e Piter Pan”-it dhe do ju kënaqë

Fëmijët sot janë vërtetë shumë të zgjuar e këtë nuk e themi pa pasur një bazë. Të gjitha studimet e reja që kanë dalë lidhur me fëmijët e dekadës së fundit tregojnë se gjithçka rreth e rrotull bën që fëmijët të kenë një mendim kritik më të zhvilluar se fëmijët e brezave të mëparshëm.

Dukshëm, shohim fëmijë mjaft inteligjentë tek “Në kurthin e Piter Pan”-it që po transmetohet aktualisht në Tv Klan nën drejtimin e Alketa Vejsiut.

Por nuk janë vetëm fëmijët pjesëmarrës inteligjentë dhe kreativë sepse edhe fëmijët që e ndjekin nga televiziori këtë format arrijnë të bëjnë komente dhe pyetje mjaft të mençura. Njësoj siç ka bërë dhe i biri i Fiori Dardhës, Abeli.

Teksa Fiori ka postuar një foto në Instastory ku duket Abeli që është duke ndjekur “Në kurthin e Piter Pan”, ajo ka shkruar: “Sonte paska shumë fëmijë tek Alketa por tek “Dance with me” vetëm unë kam dalë” – duket se është shprehur Abeli.

Dhe ka të drejtë sepse ky i fundit shkoi në skenën e “Dance with me” për të surprizuar mamin e tij, Fiorin kur kjo e fundit ishte konkurrente aty në edicionin e kaluar.