“MË GJUAJNË MESHKUJT…”/ Bledi Mane habit me deklaratën e tij në Tapetin e Kuq! – AlpeGossip
“MË GJUAJNË MESHKUJT…”/ Bledi Mane habit me deklaratën e tij në Tapetin e Kuq!

“MË GJUAJNË MESHKUJT…”/ Bledi Mane habit me deklaratën e tij në Tapetin e Kuq!

Data sot shënon 6 maj dhe finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht dhe rrugëtimit të katër finalistëve po i vjen fundi. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Ora e finales ka trokitur dhe Big Brother Vip 2 është gati të kurorëzojë fituesin. Luiz Ejlli, Dea Mishel, Efi Dhedhes dhe Krist Dragot janë banorët që prekën finalen e madhe. Këtë vit Big Brother Vip vjen sa më pranë jush në një transmetim ekskluziv në YouTube nga Top Albania Radio.

Top Albania Radio vjen live në Tapetin e Kuq në natën finale të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të sigurohemi që të mos humbisni asgjë. Tashmë kanë nisur intervistat me ish-banorët e ndër ta ishin edhe Gert Koxhaj dhe Bledi Mane. E përveç mendimit të tyre rreth finalistëve Bledi ka habitur me një nga deklaratat e tij.

Bledi Mane: Luizi i pari, mendalje argjendi Dea, medalje bronzi Kristi dhe medalje bakri Efi…

Çfarë të ka shtuar Big Brother?Bledi Mane: Tani më gjuajnë më shumë gratë e martuara dhe meshkujt…