Suksesi i Dua Lipës e Rita Orës, MC Kresha: Janë thjesht me origjinë shqiptare, ndërsa karrierën e tyre… – AlpeGossip
Suksesi i Dua Lipës e Rita Orës, MC Kresha: Janë thjesht me origjinë shqiptare, ndërsa karrierën e tyre…

Suksesi i Dua Lipës e Rita Orës, MC Kresha: Janë thjesht me origjinë shqiptare, ndërsa karrierën e tyre…

Reperi kosovar MC Kresha ishte i ftuari i së martës në “PopCulture”. Gjatë intervistës së tij, ai zbuloi disa detaje për projektet e ardhshme, por gjithashtu edhe nga jeta private.

 

“Kënga ime më e fundit po ecën mjaft mirë. Rëndësi ka që të arrijë diapazonin e caktuar të dëgjuesve, dhe këtë e ka bërë që në javën e parë. Punën time se bëj për klikime, por për të dëgjuar fjalë të mira nga fansat. Së shpejti do vij edhe me projekte solo, por realisht kemi qenë të zënë me projekte të tjera të cilat kanë qenë prioritare. Albumi i radhës që do dalë në treg do të përfshijë disa këngë dhe tendenca jonë është prezantimi i hip hopit shqiptar në botë”.

MC Kresha foli edhe për karrierën e Dua Lipës dhe Rita Orës, duke theksuar se përveç Era Istrefit, vajzat e tjera karrierën e tyre e kanë ndërtuar në një shtet tjetër: “Përveç Era Istrefit, këngëtaret e tjera si Dua Lipa apo Rita Ora janë produkt i shteteve të tjera. Vajzat e përmendura janë thjesht me origjinë shqiptare, ndërsa karrierën e tyre e kanë ndërtuar jashtë”.

 

Përsa i përket jetës private reperi u përgjigj: “Falë gazetarëve, ne artistët nuk kemi jetë private. Gjithçka na e zbulojnë nëpërmjet fotove. Aktualisht nuk jam i dashuruar, madje nuk besoj as tek dashuria me shikim të parë”.

MC Kresha shprehu edhe dëshirën për një bashkëpunim me artistin e famshëm: “John Legend është këngëtari i huaj me të cilin do të kisha dëshirë të bëja një bashkëpunim”.

I pyetur nëse do i duhet të priste flokët për një shumë të madhe parash, reperi u përgjigj: “Do e bëja vetëm për çështje bamirësie, jo për para”.