Pse vetëm femrat, ne kemi dhe meshkuj të famshëm shqiptarë që ndjekin modën… (FOTO) – AlpeGossip
Pse vetëm femrat, ne kemi dhe meshkuj të famshëm shqiptarë që ndjekin modën… (FOTO)

Pse vetëm femrat, ne kemi dhe meshkuj të famshëm shqiptarë që ndjekin modën… (FOTO)

Përgjithësisht janë vajzat ato që ndjekin modën, dhe që komentohet gjithmonë për stilin e tyre të veçantë. Djemtë qëndrojnë më “në hije” dhe nuk bien shumë në sy për kombinimiet e veshjeve. Gjithsesi, ka disa djemë të njohur shqiptarë që janë “të fiksuar”, pas stilit dhe gjithmonë i shikon të kuruar.

Disa të tjerë nuk i kushtojnë shumë rëndësi, por me zgjedhjet që bëjnë janë mjaft të pëlqyer edhe pse ata mund t’i kenë veshur pa i menduar gjatë rrobat e tyre. Le të jemi më konkret në atë që shkruajmë. Për shembull moderatori Arjon Muça shfaqet gjithmonë i veshur me shumë stil, dhe i kuruar në detaje.

Nga ana tjetër Ledri Vula vishet me trendet e kohës, por duket që nuk i kushton të njëjtën kohë si Arjoni veshjes, dhe pamjes së jashtme. Në listën e djemve që vishen bukur, është edhe Lorik Cana. Të gjithë mund të mendojnë se një ish-futbollist vishet vetëm me veshje sportive, por e kemi gabim.

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, pëlqen të vishet serioz. Madje në një emision në Francë, ai ndryshoi edhe mënyrën e veshjes të të ftuarve. Në emisionin sportiv, të ftuarit vinin të veshur thjeshtë, me këmisha dhe xhinse. Loriku kur ishte i ftuar i kushtoi rëndësi veshjes duke u shfaqur në emision, me kostum serioz.

Më pas ai vendosi rregull që të ftuarit duhet të shkonin në emision të veshur njësoj si ai. Pra Loriku, nuk është njësoj si të gjithë futbollistët. Ai di të bëjë dallimin mes fushës së blertë, dhe jetës së përditshme. Por përveç Lorikut, kush janë meshkujt e tjerë të famshëm që ndjekin modën?

(Arjon Muça)

 

(Endrit Mërtiri)

(Oni Hysenbelliu)

 

(Redi Jupi në Instagram ka vetëm foto në fushën e blertë)

 

(Lorik Cana)

 

(Granit Xhaka)

(Ledri Vula)

(Ledion Liço)

 

(Alban Ramosaj)

(Blerim Destani)