"Yll Instagram-i? Po ti kush je?" Reagon Klea Huta: E ka fajin media (FOTO) - AlpeGossip
“Yll Instagram-i? Po ti kush je?” Reagon Klea Huta: E ka fajin media (FOTO)

“Yll Instagram-i? Po ti kush je?” Reagon Klea Huta: E ka fajin media (FOTO)

Shpesh herë në rrjete sociale dhe në median online shohim personazhe shumë të njohur por që nuk dihet çfarë aftësie kanë për të qenë të famshëm. Kjo temë u prek edhe në blogun e gazetares së IN Tv, Irini Meçe. Temë kjo e cila u mirëprit nga shumë personazhe të njohur edhe nga njerëz të thjeshtë dhe jo publikë. Një ndër figurat publike të ekranit shqiptar që reagoi për këtë artikull është edhe Klea Huta.

Artistja shqiptare ka renë plotësisht dakord me artikullin në intv.al, “Yll Instagram-i’? Më fal, po ti kush je?” dhe ka një këshillë për te gjithë gazetarët në media. Ajo shprehet se është media ajo që promovon këta pseudo-artiste. Klea bie dakord me gazetaren e IN Tv dhe me hashtag-un #stopmakingstupidpeoplefamou

VERSIONI I PLOTË VIJON MË POSHTË:

“Më fal po ti kush je?” Sa herë mund ta kemi përdorur këtë shprehje kur shohim disa personazhe kudo dhe nuk e kupton asnjëherë se pse. Ata tashmë janë shumë të njohur, njihen nga të gjithë, kanë shumë follower-sa në Instagram dhe Snap-chat. Madje madje e konsiderojnë veten edhe influencues. Por mire, nga na dolën këta? Çfarë bëjnë në jetë?

Përkthimi i duhur i fjalës ‘famë’ është “kushti i të qenit i njohur nga shumë njerëz, veçanërisht për shkak të arritjeve të dukshme”. Le të theksojmë këtë të fundit, ‘arritje të dukshme’. Cilat janë arritjet e tyre? Ata nuk kanë një profil të caktuar; nuk këndojnë, as kërcejnë, as shkruajnë etj.

Janë pikërisht nga ata personazhë që përdorin çdo gjë për t’u bërë të njohur dhe për të marr pak famë, si para fakti që është vajza apo djali i asaj ose atij, por në ndihmë ju vijnë edhe rrjetet sociale. Dhe gjithçka ka nisur me familjen Kardashian dhe Jenner.

Ata edhe janë vetëshpikur për të qënë pak të njohur, të shoqërohen me VIP-a, të shkojnë nëpër evente etj. Madje dhe për ta shkruajnë shumë portalet . Për ta mjafton thjesht fakti që kanë mijëra ndjekës në Instagram, të cilët mund ti ketë përfituar vetëm duke ekspozuar veten dhe format e tyre Me pak fjalë janë nga ata personazhe shqiptarë që nuk kanë demonstruar asnjë talent të tyre apo që të kenë sjell një ndryshim në jetët tona. Mendoj se edhe nëse i pyesim edhe ata vetë, ata nuk do të dinë të përgjigjen se pse janë bërë kaq të njohur. Sot jetojmë në kohën kur po na pushtojnë çdo ditë e më shumë blogeret, madje mund të konsiderohemi se Shqipëria ka më shumë blogere se çdo vend tjetër.. Mirëpo falë këtyre paraqitjeve në rrjetet sociale, arrin që të sigurojnë reklama të shumta si dhe të paraqiten nëpër kopertina revistash. Pra përveçse famës, kanë edhe përfitime monetare.

Në ditët e sotme nuk është më e nevojshme që të jesh një yll i muzikës, kinemasë apo teatrit për të qenë të famshëm, por mjafton që të kesh një llogari në në Instagram dhe të dish si ta përdorësh që të bëhesh i njohur. Pra bëhesh një yll Instagrami. Është fakt tanimë që media sociale ka ndryshuar botën dhe që Instagrami është mjeti më i mirë për të promovuar veten. Përpos kësaj mund të fitosh shumë nga Instagrami. Mjafton që të përmendim rastin e Selena Gomez e cila për një postim që bën në Instagrm merr 550,000$. Pra, arsyet janë të ndryshme se pse njerëzit duan që të bëhen të famshëm: disa preferojnë thjesht famën, ndërsa disa të tjerë përfitime të tjera që përkthehen në para.

Por këta njerëz janë të famshëm sepse shoqëria i ka bërë kështu, kemi qenë vetë ne dashur pa dashur. Ekzsitojnë shumë njerëz që nuk e meritojnë vëmëndjen që marrin dhe është faji I të gjithëve. Gjëja më e trishtë për këtë çështje është se ka shumë njerëz në këtë botë që kanë talent dhe aftësi të pabesueshme, të cilët janë të panjohur dhe që me siguri i kontribuojnë më shumë shoqërisë sesa Isntagrami me mijëra folloëer-sa çudia tipike e një hit. Këta janë ata të cilët në të vërtetë meritojnë vëmendjen. Talenti i vërtetë ka potencialin për të lëvizur dhe për të frymëzuar njerëzit për të bërë gjëra të mëdha, qoftë për botën apo në një nivel personal. Unë nuk jam në ndonjë pozitë për të gjykuar, por duhet të pranoj se ka shumë shembuj të mirë të rinisë sonë në mediat sociale që ofrojnë përmbajtje të mirë dhe ata meritojnë famë sepse ato ofrojnë diçka të re, informative dhe inovative.Por sot nuk shihet më përmbajtja. Prandaj ju lutem #stopmakingstupidpeoplefamous!