Oooops! Dua Lipa ka bërë një bashkëpunim me ish-të dashurin e Rita Orës! – AlpeGossip
Oooops! Dua Lipa ka bërë një bashkëpunim me ish-të dashurin e Rita Orës!

Oooops! Dua Lipa ka bërë një bashkëpunim me ish-të dashurin e Rita Orës!

Pak vite më parë, Rita Ora dhe dj i famshëm skocez, Calvin Harris u bënë kryetituj në lajmet rozë të mediave të huaja për shkak të ndarjes së bujshme mes tyre.

Calvin bllokoi për muaj me rradhë Ritën për të publikuar këngë që mbanin vulën e tij, gjë që shkaktoi një mungesë të këngëtares për vite me rradhë me materiale të reja.

Ama, marrëdhënia e tyre tashmë është rregullua.

Në rrjetin social Twitter, Dj i njohur ka postuar një foto, ku shfaqet një “barcode”, i cili nëse skanohet tregon titullin e këngës që Calvin dhe Dua Lipa kanë regjistruar së bashku.

Bëhet fjalë “One Kiss”, këngë e cila pritet të publikohet së shpejti.

Nuk e dimë se si do ta presë këtë Rita, e cila përflitet se ka një marrëdhënie aspak të mirë me Duan.

Me siguri, përgjigjen e kësaj dileme do ta mësojmë me publikimin e këngës.