Rikthimi i Soni Malaj në "ish strofkullën e dashurisë"/ Çfarë do të ndodhi me këngëtaren... - AlpeGossip
Rikthimi i Soni Malaj në “ish strofkullën e dashurisë”/ Çfarë do të ndodhi me këngëtaren…

Rikthimi i Soni Malaj në “ish strofkullën e dashurisë”/ Çfarë do të ndodhi me këngëtaren…

Rikthehet në “Dance with the stars” dhe me këtë eksperiencë, këngëtarja Soni Malaj numëron plot tri pjesëmarrje në kompeticionet e kërcimit.

Te “Danicing with the stars” është hera e dytë, ndërkohë që ka marrë pjesë dhe te spektakli i ngjashëm “Dance with me”.

 

Soni Malaj ka treguar gjithmonë se e ka shumë pasion kërcimin, po aq sa edhe këngën. Kjo është edhe arsyeja pse ajo ka shumë këngë që i shoqëron me performancë kërcimi, duke qenë vetë kërcimtare e parë.

Pjesëmarrja e parë e Sonit te “Dancing with the stars” ka qenë shumë e veçantë dhe është ndjekur me shumë interes nga media. Kjo, për arsyen se asokohe flitej se Soni dhe balerini italian dhe shumë simpatik Mirko kishin më shumë se marrëdhënie pune me njëri-tjetrin.

Më vonë, siç dihet, ata u martuan dhe nga kjo martesë kanë një vajzë. Tashmë, çifti është divorcuar dhe Soni vijon jetën e saj me një partner tjetër, me të cilin kanë disa vite bashkë dhe duket se lidhja po shkon mjaft mirë