Gati ftesat e dasmës! Njihuni me bukuroshet e ekranit që janë gati të nusërojnë (FOTO) – AlpeGossip
Gati ftesat e dasmës! Njihuni me bukuroshet e ekranit që janë gati të nusërojnë (FOTO)

Gati ftesat e dasmës! Njihuni me bukuroshet e ekranit që janë gati të nusërojnë (FOTO)

Nuk do jetë e largët dita kur t`i shikojmë duke nusëruar. Sado që ato të përpiqen t`i mbajnë larg kamerave dhe aparatëve ceremonitë e tyre, sërish do dalë ndonjë foto a video. Dhe janë disa, vajzat me lule portokalli, pra gati për t`u martuar. E kanë thënë me gojën e tyre. E kanë përcaktuar pak a shumë edhe periudhën se kur do të jetë.

E para që zbuloi ftesat e dasmës ishte Afërdita Dreshaj. Do të martohet këtë verë me Jakub Kindl.

Dhe po këtë verë do të martohet edhe Sara Hoxha. Ajo do ta bëjë në Liqenin Como të Italisë ceremoninë.

Suada Sherifi do bëjë dasmë pavarësisht se është bërë mami. Në një intervistë të ditëve të fundit tha se për 2-vjetorin e ditëlindjes së vajzës do vishet nuse. Vajza ka lindur në shtator kështu që këtë vjeshtë kemi dasmë.

Edhe mami Floriana Garo do martohet. Ajo e ka lënë për vitin tjetër, pasi Adia, e bija të
ketë mbushur 1 vjeç.

Armina Mevlani do martohet vitin që vjen dhe ka nisur që tani të kërkojë për stilistin e fustanit të bardhë dhe modelin që i përshtatet.

E fundit që sapo tregoi se e ka një dasmë në plan është Vilma Masha. E ftuar “Në shtëpinë tonë” Vilma tha se ndihet mirë me partnerin dhe kanë shumë mirëkuptim. Edhe më herët ka thënë se është në kohën e përshtatshme për dasmë dhe për krijimin e familjes.

Nuse do kemi edhe jashtë Shqipërisë. Ajo është e para që do martohet, nga gjithë vajzat më sipër. Bëhet fjalë për Meghan që do ta kurorëzojë dashurinë në 19 maj. Dhe gjithë bota po flet për të. Meqë është e para për këtë vit, edhe ne te ajo do ta kemi mendjen. Deri sa ta çojmë te burri.