Një tjetër deputete e PDIU i bën konkurrencë Reme Lalës, shikoni sa sharmante është Elena Xhina – AlpeGossip
Një tjetër deputete e PDIU i bën konkurrencë Reme Lalës, shikoni sa sharmante është Elena Xhina

Një tjetër deputete e PDIU i bën konkurrencë Reme Lalës, shikoni sa sharmante është Elena Xhina

Këtë legjislaturë, PDIU ka pasur disa tronditje që në muajt e parë kur deputetët u ulën në seancën parlamentare. Në dhjetor të vitit që lamë pas, Bujar Muço i PDIU-së dha dorëheqjen dhe KQZ i kaloi mandatin e tij Elena Xhinës.

E renditur e treta në listën e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, ajo përfaqëson elektoratin e Elbasanit. Xhina ka qenë pedagoge në Universitetin e Elbasanit dhe është avokate me profesion. Si kolege të një partie, Elena shihet shpesh në shoqërinë e Reme Lalës. Që të dyja vajza të reja, ndër të tjera bien në sy për elegancën dhe veshjen me shumë shije.