“NË DIMËR LAJEMI 1-2 HERË NË JAVË”/ Mësoni njëherë e mirë se sa shpesh duhet të bëni dush gjatë verës – AlpeGossip
“NË DIMËR LAJEMI 1-2 HERË NË JAVË”/ Mësoni njëherë e mirë se sa shpesh duhet të bëni dush gjatë verës

“NË DIMËR LAJEMI 1-2 HERË NË JAVË”/ Mësoni njëherë e mirë se sa shpesh duhet të bëni dush gjatë verës

Gjatë muajve te verës ju djersini shpesh dhe e vetmja gjë që ju shpëton është dushi i ftohtë në mëngjes dhe në mbrëmje. Por, sa shpesh duhet të bëjmë dush në verë? Shumica prej nesh bëjnë dush çdo ditë. Megjithatë, ne nuk kemi nevojë që të bëjmë dush çdo ditë. Brandon Mitchell, i cili është një asistent profesor i dermatologjisë në Universitetin George Washington, tha për TIME se shumica e njerëzve e teprojnë.

Më pas ai shpjegoi se kur jemi të zellshëm në dush, lëkura jonë bëhet më e thatë dhe përdorimi i vazhdueshëm i sapunit shkatërron florën natyrale të trupit dhe vajrat mbrojtëse të lëkurës.

Trupi juaj është një makinë e lyer mirë. Në mënyrë ideale, në muajt e dimrit bëjmë dush një ose dy herë në javë. Në verë, se djersitemi më shumë, le ta çojmë në tre ose katër.

Ndërkaq, çfarë ndodh në vende të ndryshme evropiane dhe sa shpesh lahen qytetarët e tyre? Këtë na e tregon sondazhi i ri nga përdoruesi @xruiztru i titulluar “Përqindja e njerëzve që lahen çdo ditë në Evropë”. Italianët janë në vendin e parë mes qytetarëve që lahen çdo ditë, me një përqindje që arrin dhe e kalon 95%.

Të gjithëve mund të na ketë ndodhur që të shpenzojmë shumë kohë në dush. E mesa duket, ky zakon tregon shumë për ne sipas ekspertëve. Në këtë mënyrë të nënvetëdijshme, ne dërgojmë mesazhe për gjendjen e emocioneve tona ose mënyrën se si mendojmë. Ndonëse shumë ekspertë pohojnë se njerëzit që bëjnë dush të gjatë janë jashtëzakonisht kreativë, pra që të qenit në dush nxit ide të reja, por edhe marrjen e vendimeve të rëndësishme, disa studime kanë ardhur në përfundime të tjera. /TAR/