”Ç’JE BËRË KSHU MOJ”/ Oriola Marashi i kthehet modeles së njohur në komente – AlpeGossip
”Ç’JE BËRË KSHU MOJ”/ Oriola Marashi i kthehet modeles së njohur në komente

”Ç’JE BËRË KSHU MOJ”/ Oriola Marashi i kthehet modeles së njohur në komente

Modelja e njohur Bella Hadid është shpallur nga shkenca si “Femra më e bukur në botë”. Ky përfundim u arrit pasi u bënë matjet e shumë vajzave të njohura dhe sipas një kirurgie estetike, Bella është e vetmja që i afrohet me 94% fytyrës perfekte.

Rezultati ka pasur shumë kritika pasi jo të gjithë e ndajnë këtë mendim. Gjithësesi Bella nuk ua ka vënë shumë re dhe ka vazhduar njëlloj me postimet në rrjete sociale e gjithçka tjetër.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shihet me flokët e bëra gërsheta dhe me një veshje provokuese. Ndërmjet komenteve të shumta nga fansat, ka rënë në sy komenti i modeles shqiptare Oriola Marashi. Oriola siç duket nuk ndan mendimin se ‘Bela është më e bukura’. “Ç’je bërë kështu moj?”, ka shkruar ajo.