Teksa kanë kaluar disa ditë nga dasma shumë private, Arbana Osmani ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e shumtë foton e parë nga dita e saj e veçantë.
Moderatorja e dashur për publikun ka postuar foton e parë ku shfaqet me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj, e të dy duken të mrekullueshëm.
Ndërkohë bashkëngjitur me pozën e cila menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, Arbana ka bërë edhe një dedikim ku shkruan:
“Bashkë ne të dy”
Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi.
Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq:)
Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private.
Faleminderit Zotit për gjithçka?
Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë??”.