Plasi mes modeleve: Xhesika Beberi injoron Oriola Marashin, ja ç’ndodhi – AlpeGossip
Plasi mes modeleve: Xhesika Beberi injoron Oriola Marashin, ja ç’ndodhi

Plasi mes modeleve: Xhesika Beberi injoron Oriola Marashin, ja ç’ndodhi

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është modelja bukuroshe Xhesika Berberi e cila shpeshherë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për ngjashmërinë me Gigi Hadid, për karrierën në Amerikë por edhe jetën private.

Ashtu si të ftuarit e tjerë, edhe Xhesika sot i është përgjigjur pyetjeve nga Facebook-u ku një prej fansave e pyeste se cila është më e bukur Adrola Dushi apo Oriola Marashi.

Xhesika nuk e përmendi fare Oriolën duke u përgjigjur direkt: “Ça pyetje, Adrola Dushi”.

Kujtojmë që Xhesika dhe Adrola janë mikesha të ngushta dhe që e kanë ruajtur shoqërinë prej vitesh.