Zbulohet e vërteta, “Zogu më i mirë prej krejtve” nuk është shpikur nga Tuna por nga… – AlpeGossip
Zbulohet e vërteta, “Zogu më i mirë prej krejtve” nuk është shpikur nga Tuna por nga…

Zbulohet e vërteta, “Zogu më i mirë prej krejtve” nuk është shpikur nga Tuna por nga…

Kuruesi i imazhit, Niko Komani ka punuar me emra të njohur të ekranit shqiptar duke bërë që shumë këngëtare të ndërrojnë stilin e veshjes apo paraqitjes falë tij.

Në intervistën për “Why Not” nga Roza Lati, ai foli për periudhën kur hit ishte kënga “Fenix” nga Tuna dhe Cozman. Niko e komentoi si një periudhë shumë të mirë për karrierën e tij duke shtuar se ‘Zogu’ u bë i famshëm falë tij.

Pjesë nga biseda

Niko Komani: Ajo ka qenë një shkollë për mua. Të kesh një njeri aq kërkues është një ndihmë. 

Roza Lati: E kujt ishte ideja që ta quanit Zogu Më i Mirë prej Krejtve?

Niko Komani: Zogu ka nisur nga një klip para zogut, që ka qenë ‘I asaj.’ Tuna ka bërë një gjest që ia kam sugjeruar dhe ka qenë gjëja më e suksesshme atëherë në 2012. Prej atij gjesti u bë kënga zogu. Ishte duke u punuar por vetëm prej atij gjesti mori vëmendjen e duhur. Mendoj se ajo epokë ka qenë më e mira në ngritjen time. Sado ma ka nxirë, ma ka nxirë duke ngritur punën time.