“MOS POSTO FOTO SE TË KOMENTON NOIZY”/ Olti Curri i kthehet me ironi ndjekësit – AlpeGossip
“MOS POSTO FOTO SE TË KOMENTON NOIZY”/ Olti Curri i kthehet me ironi ndjekësit

“MOS POSTO FOTO SE TË KOMENTON NOIZY”/ Olti Curri i kthehet me ironi ndjekësit

Debati virtual në Instagram mes Noizy-t dhe Olti Currit ende ka lënë gjurmë në Instagramet e tyre përkatëse.

Ndjekësit e blogerit dhe reperit jo vetëm që nuk e kanë harruar përplasjen, por vijojnë me komentet e tyre të flasin për të sa herë munden.

Pasi Noizy i komentoi Olti Currit në një foto duke e ofenduar sërish, një ndjekës i Oltit i ka tërheur vëmendjen këtij të fundit.

“Mos posto foto se po të komenton Zini e po ta prish foton”, i shkruan një ndjekës Oltit, ndërkohë që ky ia kthen:

“Profili është i hapur për të gjithë fansat e mi”.

Nuk besojmë që Noizy të jetë fans i Oltit, por ky i fundit di mirë sesi të përgjigjet me ironi për të gjithë ata që e kuptojnë.

Një ditë më parë, në një postim të fundit të Oltit në Instagram, reperi ka lënë një koment ngacmues, të cilit i ka kthyer sërish përgjigje blogeri.

“Bëji tag lokalit të të japin pije falas dhe merru me punët e tjerëve, se vetë s’ke. 🤣 Dështak”, i shkruante Noizy, ndërsa Olti i përgjigjej:

“Hahahhaha ik te “Portokallia” se na gajase me humor se me këngë s’po bon gjë. Të gjitha njesoj ke 10 vjet. Dështak kronik”.