PAK MUAJ MË PARË U ZBULUA/ Adrian Gaxha konfirmon lidhjen me bjonden bukuroshe (FOTO) – AlpeGossip
PAK MUAJ MË PARË U ZBULUA/ Adrian Gaxha konfirmon lidhjen me bjonden bukuroshe (FOTO)

PAK MUAJ MË PARË U ZBULUA/ Adrian Gaxha konfirmon lidhjen me bjonden bukuroshe (FOTO)

Pak muaj më parë u zbulua se Adrian Gaxha prej disa kohësh është në një lidhje me një vajzë bukuroshe nga Ferizaj i Kosovës. Sipas “Prive” çifti kishin kohë bashkë dhe vajza quhet Sidorela Dauti.

Vajza në fjalë mbante dhe ende e mban edhe shkronjën e parë të emrit të Adrianit, në biografinë e saj në Instagram.

Në një intervistë për “Prive” sot këngëtari e pranoi lidhjen duke u shprehur se lajmet kanë qenë të vërteta.

“Ju keni raportuar dhe ka qenë e vërtetë”, ka thënë ai i buzëqeshur. “Dhe ende është e vërtetë”, ka deklaruar këngëtari.