Ditën e hënë (5 dhjetor) do të nisë spektakli i shumëpritur “Big Brother Vip Kosova”.
Pas gati 6 muajsh që nga lajmërimi për versionin kosovar të realit-shoë, duket se gjithçka është gati për të mirëpritur banorët e famshëm të kësaj shtëpie.
Së fundmi produksioni i “BBVIPKosova” kanë ardhur në Tiranë, ku duket se kanë kaluar një mbrëmje të këndshme nën shoqërinë e disa miqve.
Ishte opinonisti i spektaklit, Olti Curri, i cili zbuloi për ndjekësit disa momente gjatë mbrëmjes. Mirëpo ajo ç’ka ra më së shumti në sy ishte fotoja ku Olti i thotë diçka në vesh Liberta Spahiut dhe ajo duket e habitur.
Çfarë do jetë duke i treguar vallë?
Së fundmi, burimet për ‘Panorama Plus’, kanë zbuluar se një personazh shumë i famshëm nga Shqipëria do t’i bashkohet spektaklit të madh ditën e hënë.
E teksa interesi është i madh për banorët që do të bëhen pjesë e lojës, vetë faqja zyrtare e “Big Brother Vip Kosova” ka dhënë gjithashtu disa ndihma për publikun, duke zbuluar detaje nga konkurrentët, natyrisht pa zbuluar emrat e tyre.